Alegri: Sfida e madhe, ku të përmirësohemi?

Të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë, ndaj jam shumë i kënaqur. Eliminimi nga Champions League mbetet peng, por tashmë kemi arritur një finish të rëndësishëm“, kështu e nisi Maks Alegri intervistën pas ndeshjes kundër Fiorentinës, ku u festua titulli i tetë rresht në Itali për Juventusin.

U treguam të zotë për faktin se mbajtëm ritëm perfekt për gjithë sezonin në kampionat, duke e administruar shumë mirë. Në kupë u eliminuam për shkak të mungesave të shumta, ashtu si në Champions. Nuk mund ta administroja ndryshe ekipin, u bëj komplimente për gjithçka. Titullin e fituam në Bolonja, ajo ishte ndeshja vendimtare, sepse vinim nga humbja në Madrid dhe duhej të shkonim në Napoli, ishte moment tepër delikat“, tha Alegri për Sky Sport.

Natyrisht, sezoni tashmë mori fund: “Le ta shijojmë këtë festë dhe të hamë vezën e Pashkëve. Për të ardhmen ka kohë. A do qëndroj në stolin e Juves? Kam edhe një vit kontratë, nuk kemi bërë asnjë bisedë ende.

Duhet të takohemi për të vlerësuar programet e së ardhmes, Juve do të ndërtojë një skuadër fituese, por duhet vlerësuar ku mund të përmirësohet kjo skuadër, si bëjmë prej 5 vitesh. Tani do bëjmë disa eksperimente, për të parë cilësitë e lojtarëve në pozicione të tjera në fushë, duhet të përmirësohemi në disa aspekte, në lojë, në cilësi dhe zgjedhje gjatë ndeshjes.

Dibala? Sezon i mirë, sidomos deri në janar, kemi luajtur shumë ndeshje. Ronaldo është një golashënues, pranë tij duhet një qendërsulmues që lëviz dhe Dibala ka punuar shumë. Megjithatë, ka momente kur të duhet ekuilibër dhe të duhen 4 mesfushorë.

“Champions? Është një problem psikologjik. Në kthim ndaj Ajaksit luajtëm më mirë se në vajtje, por pas një pjese të parë të mirë bëmë një gabim dhe pastaj humbëm 4 topa. Këtu duhet të përmirësohemi“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *