Alegri: Ronaldo e Rugani titullarë, nuk largohemi pa shënuar!

Juventusi do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Ajaksit, ndeshjen e parë çerekfinale, e cila do të zhvillohet në Amsterdam. Në kuadër të takimit, trajneri Alegri ka folur për mediat, ku ka diskutuar mbi ndeshjen e nesërme, mungesat si dhe titullin e Serie A.

NDESHJA – “Nesër na duhet të luajmë më sulmues dhe të kemi më shumë kurajo se në ndeshjen ndaj Atletikos, sepse nuk mund të largohemi nga këtu pa shënuar. Nuk është diçka që ndodh shpesh përmbysja që bëmë në fazën e kaluar.”

GJENDJA E LOJTARËVE – “Me shumë mundësi Ronaldo do të luajë. Na vjen keq që nuk do të kemi Kielinin dhe Emre Xhan, por të tjerët janë mirë. Të kemi Dagllas Kostën është e rëndësishme. Dibala u stërvit mirë këtë mëngjes. Rugani do të luajë si qendërmbrojtës dhe është një mundësi e mirë për të.”

AJAKSI – “Është e vërtetë se Atletiko është krejtësisht një ekip tjetër nga Ajaksi, pasi këta të fundit luajnë më hapur, kështu që na duhet të jemi të zgjuar, sidomos në mbrojtje. Ajaksi eleminoi Realin e Madridit si dhe në grupe vuri në vështirësi Bajernin. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

TITULLI NË SERIE A – “Ekipi është në formë të mirë. Jemi stërvitur fort dhe nesër na duhet të hedhim themelet për të kaluar në fazën tjetër. Më pas, shkojmë në transfertë ndaj Spalit për të fituar titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *