Alegri: Ronaldo e ardhmja e Juventusit, futbolli nuk është matematikë

Masimiliano Alegri ka insistuar se Kristiano Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, por gjithashtu pranoi se ardhja e tij ka sjellë dhe presionin për fitimin e Champions League.

Ronaldo erdhi për 100 milionë euro nga skuadra e Real Madrid dhe Juventusi dukej një ekip i kompletuar, por “Zonja” u eliminua nga Ajaksi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Për Ronaldon dhe për këtë eliminin, Alegri tha: “E kam thënë gjithmonë se ardhja e Ronaldos nuk është matematikë. Juventus+Ronaldo nuk është e barabartë me Champions League. Ai është e ardhmja e Juventusit. Ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon, jam i bindur se do të bëjë të njëjtën gjë edhe sezonin e ardhshëm.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve? Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë zhgënjim dhe të fitojmë ndeshjen e radhës në kampionat, pasi shpallemi kampionë të Serie A. Nuk duhet të kërkojmë alibi ose justifikime. Këto i gjen një humbës dhe jo ne”, u shpreh tekniku italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *