Alegri: Pogba? Në verë mund të ndodhë çdo gjë

0

Pol Pogba është njeriu i momentit,të gjithë e dëshirojnë si pjesë e klubeve të tyre. Alegri po e shijon këtë rëndësi në pritje të rihapjes së merkatos në qershor,por mbi të ardhmen e tij tek bardhezinjtë nuk ka asnjë siguri. “Jetojmë në të tashmen,kështu që në qershor askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë.Është normale që e dëshirojnë të gjithë,është një lojtar i ri dhe shumë i fortë dhe ende mund të përmisohet.Tani për tani është duke ofruar më pak se çfarë mund të ofrojë realisht. Në verë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë…”.

Mungesat – Për ndeshjen e sotme, tek lojtarët e grumbulluar nuk do të bëjnë pjesë, Pirlo, Tevez dhe Kaseres. “Të tre lojtarët kanë nevojë për pushim,kam 4 sulmues në dispozicionin tim, ndër të cilët dy do të luajnë në pjesën e parë dhe dy të tjerët do ti aktivizoj në pjesën e dytë,Bonuçi mund të luajë, Storari do të jetë titullar. Xhovinkon e konsideroj një sulmues dhe mund t’ia ndryshojë rolin në fushë vetëm nëse vërtet do të kem nevojë,ai është një lojtar që e kam në dispozicion ashtu si edhe gjithë lojtarët e tjerë,unë i trajtoj të gjithë në të njëjtën mënyrë,sikur do i kisha të gjithë pjesë të skuadrës sime deri në qershor. Skuadra jonë është një skuadër kompetitive,për fat të keq gjatë rrugës kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm si Barzalji, Asamoah dhe Romulo. Numerikisht duhet të bëjmë përforcime dhe për këtë është duke punuar shoqëria ,që të gjejë lojtarë të lartësisë së duhur.Më mirë të mos bësh asnjë blerje ,sesa të bësh blerje veç për të mbushur numrin e lojtarëve, kemi mjaft të rinj të talentuar që ju duhet veç të përmisohen”.
Objektivi – “Kupa e Italisë është një objektiv i këtij sezoni,duam që të arrijmë deri në finale dhe do përpiqemi të dalim fitues. Stadiumi do të jetë plotë dhe stimujt pozitivë nuk do të mungojnë. Nuk mund të them që do të jetë një test i vërtetë për skuadrën, por ajo që mund të them me siguri është se edhe pse disa lojtarë kanë luajtur më pak se disa të tjerë, kjo nuk do të thotë që ata gëzojnë më pak besim nga ana ime,i gjithë grupi është i rëndësishëm për të përmbyllur sa më mirë edhe këtë sezon,nesër duhet të mendojmë vetëm për të kaluar turnin.
Bilanci – “Bilanci deri në këto momente na paraqitet i mirë.Pereira ka luajtur mirë këtë pjesë së parë të sezonit, Evra sa vjen e po përmisohet edhe më shumë,cilësitë e Moratës nuk janë vënë asnjëherë në dyshim dhe ai e tregoi mjaft mirë vetën në ndeshjen kundër Napolit.Përsa i përket Koman ai është një lojtar i ri përkatësisht i 96’,por pavarësisht moshës së tij ka luajtur dy herë si titullar. Edhe Romulo parapara operacionit ka bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër Parmës,shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt.”
Përsa i përket Barzaljit ende nuk e dimë me siguri se edhe sa kohë do i duhet për tu rikuperuar plotësisht,por po bën progrese të mira,sot madje u stërvit edhe për disa minuta bashkë me skuadrën,shpresoj ta kem sa më shpejt në dispozicion.
Kurse, Marrone ka qënë me grip të dielën dhe në ndeshjen e nesërme nuk do të jetë, ndërsa për Matielon, do e mar nesër vendimin nëse do të zbres në fushë si titullar, apo do të luajë disa minuta”.
Vendi i tretë – “Ndërsa për vendin e tretë në klasifikim unë mendoj se ende nuk është e qartë se cilës skuadër do i përkasë. Interi ka blerë dy lojtarë shumë të rëndësishëm,të nivelit evropian dhe mjaft mirë mund të jetë pretendenti kryesor për vendin e tretë edhe Milani gjithashtu ka bërë një merkato të mirë verën e kaluar edhe tani, kështu që lufta për vendin e tretë ngelet ende e hapur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.