Alegri nuk merret me ndeshjen: Idiotët jashtë stadiumeve, Ken nuk duhet të reagojë!

Juventusi hedh një tjetër hap drejt titullit kampion dhe tashmë nuk nevojitet më as Ronaldo për të shëtitur në Itali, por kjo nuk është ndonjë risi.

Trajneri bardhezi Maks Alegri foli pas ndeshjes në Sky Sport, duke u ndalur shkurt të ndeshja: “Paraqitje e mirë, nuk e lejuam kundërshtarin të gjuante drejt portës sonë dhe nuk duhet të harrojmë se Kaliari në shtëpi krijon shumë raste. Kishim shumë mungesa, por isha i qetë, e dija që kjo skuadër mund t’ia dilte mbanë. Tani na duhen edhe 4 fitore”.

Më pas, Alegri foli për çështjen e koreve raciste, drejtuar Matuidi, Aleks Sandro e Ken, me këtë të fundit që festoi në mënyrë polemike pas golit.

“Në disa momente duhet evituar provokimi i publikut, por nuk është justifikim. Ka idiotë që duhen kapur me anë të telekamerave dhe duhen përjashtuar përjetë nga stadiumet. Pjekuria e Ken kalon edhe nga ruajtja e qetësisë në situata të tilla, duke mos festuar ashtu. Me Udinezen bëri një gjuajtje me thembër dhe nuk duhej ta bënte, për të respektuar kundërshtarin.

Në fund, dy fjalë për dëmtimet: “Manxhukiç do kthehet te shtunën, Barzali është mirë, Dibala e Douglas Kosta janë pranë rikthimit. Për Ronaldon të shohim, ditë pas dite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *