Alegri: Nuk e ndaj Mesin nga Ronaldo, Reali me fat që ka Asension

Trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri edhe një herë tjetër nuk ka preferuar që të ndajë Mesin dhe Ronaldon, edhe pse tani e ka portugezin pjesë të skuadrës së tij. Pas ndeshjes me Real Madrid, numri 1 i stolit të “Zonjës së Vjetër” u shpreh se CR7 është një nga lojtarët më të mirë në botë, por duke mos harruar sërish… Mesin.

“Ne tani kemi Ronaldon dhe ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës, por Madridi do të jetë konkurrues edhe pa të. Do të jetë një privilegj për ta trajnuar atë në aspektin personal. Ai është më i miri në botë, së bashku me Mesin”.

“Mesi dhe Ronaldo kanë qenë më të mirët në dekadën e fundit. Jam i sigurt se ai do të na ndihmojë të bëhemi një skuadër më e mirë në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se ne patjetër do ta fitojmë apo do të kemi një aventurë të lehtë”.

Alegri po ashtu ka folur dhe për Asension, i cili u realizoi 2 gola, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe një koment për një transferim të mundshëm të Modiç tek Interi.

“Asensio është një lojtar i madh dhe për më tepër është ende i ri. reali duhet të jetë i lumtur ta ketë atë në skuadër”.

“Modriç tek Inter? Kjo do të ishte një lëvizje e madhe. Të gjithë e dimë se Inter dëshiron lojtarët më të mirë, në mënyrë që ata të mund të konkurrojë për titullin e Serie A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *