Alegri nuk duron më: Konte te Juventusi? Çdo vit ndodh e njëjta gjë me ju!

Kohët e fundit po qarkullon gjithnjë e më shumë lajmi se Antonio Konte mund të rikthehet në Serie A. Milani, Interi, por së fundmi edhe Juventusi janë emrat e ekipeve të përmendura, që si trajner të ardhshëm mund të kenë italianin.

Lidhur me një rikthim të mundshëm të Kontes te Juventusi, ka folur dhe trajneri aktual i bardhezinjve, Masimiliano Alegri. Numri një i stolit të “Zonjës së vjetër” ka reaguar me tone të ashpra ndaj gazetarëve, duke thënë se kanë pesë vite me të njëjtat diskutime dhe në fund gjithmonë janë gabim.

Do të rikthehet Konte? Gazetarët mund të shkruajnë çfarë të duan. Gjithmonë është e njëjta gjë dhe i njëjti diksutim. Ata thonë se do të largohem çdo vit, por kam qenë këtu për plot pesë vite. Kemi dhe një muaj kohë për të përgatitur sezonin e ardhshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *