Alegri “ngrin” Juven: Dua stolin e Italisë!

Nga dëshira, te mesazhi për tifozët, rrëfehet trajneri i bardhezinjve: Championsi, i vetmi peng i imi. Pas 5- 6 vitesh do të dal në pension

“Pas 5-6  vitesh e mbyll me futbollin”. Masimiljano Alegri ka zbuluar më në fund edhe synimet e tij për të ardhmen. Trajneri i Juventusit ka thënë në një intervistë për revistën periodike “GQ” (Gentlemen’s Quarterly): “Derisa unë gëzohem të mësoj në fushë, do të vazhdoj. Kur nuk do të ndjej më kënaqësi, do të largohem. Mua më pëlqen t’u mësoj të rinjve, është një kënaqësi të shohësh përmirësime te lojtarët. Futbolli është i thjeshtë, nuk ka asgjë të komplikuar. Duhet të bësh të kundërtën e asaj që bën kundërshtari”.

DËSHIRA AXURRE –  Megjithatë, në mendjen dhe planet e tij ekziston një etapë që ai ende nuk e ka provuar në profesionin e tij dhe që, me shumë mundësi ka dëshirë ta provojë përpara se t’i thotë lamtumirë profesionit.  Ajo është kombëtarja. “Përfaqësuesja  më intereson, është një arsye krenarie. Skuadra e së ardhmes premton mirë. Djemtë, e lindur nga viti 1992 deri në vitin 2000 janë shumë të mirë dhe të aftë”.

PROFESIONI – Të bësh trajnerin nuk është e thjeshtë, por cilat janë truket që Alegri përdor për ta bërë këtë më së miri? “Të hënën në mëngjes më vijnë disa pako të ndryshme, të gjitha numrat e mundshëm dhe të imagjinueshëm të nxjerra nga ndeshja e së dielës. Unë as nuk i lexoj, shoh vetëm numrin e faulleve të pësuar dhe duelet ajrore të fituara. Kaq. Nuk shoh gjë tjetër. Sepse nëse shkakton faull, do të thotë se je pranë topit dhe ku duhet të mbrohesh në futboll? Pranë topit. Nëse vendos 11 lojtarë të ngjitur njëri me tjetrin në linjën e portës nuk do ta mbulojnë dot të gjithën. Nëse shkakton faull do të thotë se je pranë topit dhe nëse je pranë topit do të thotë se po mbron. Në Xhenova na kanë dërrmuar, ashtu si edhe në Kardif në pjesën e dytë, sepse në 45’ e para ishim më shumë agresivë. Sapo përfundoi agresiviteti, përfundoi ndeshja. Unë nuk jam një nga ata që rri 26 orë duke menduar për ndeshjen. Unë them gjithmonë që ka trajnerë të krijuar dhe trajnerë natyral. Unë jam një nga ata natyralët. Nuk duhet të qëndroj dhe të shoh me orë të tëra video. Shoh atë që duhet të shoh në çerek ore dhe e kuptoj atë që duhet të kuptoj. Nëse qëndroj gjithë ditën të shoh video, atëherë nuk kutoj dot më asgjë”.

MESAZHI PËR TIFOZËT –  Alegri  lëshon edhe një mesazh për tifozët. “Unë jam shumë i kënaqur për skuadrën që kam te Juventusi. Ajo është përmirësuar dhe nuk ishte e thjeshtë të arrihej kjo. Tifozëve u them që të lirohen nga negativiteti dhe të mos kapen te humbjet e së shkuarës. Finalet humbiten dhe fitohen, ka qenë gjithnjë kështu dhe kështu do të jetë edhe për Juventusin. Këtë ia them edhe lojtarëve, sepse për të bërë gjëra të mëdha, me talentin që ata kanë, ajo që u duhet është thjesht pak sensi i aventurës. Pak çmenduri e shëndetshme, duke lënë mënjanë ndonjëherë arsyen, ndihmon.  Fenomenë në botën e futbollit janë një, ose dy, siç ka ndodhur gjithmonë për çdo brez. Ndryshimi është se tani ka më shumë para dhe shumë skuadra kanë lojtarë të fortë. Të fitosh Championsin sot nuk është si përpara 30 vitesh”, ka përfunduar Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *