Alegri: Nesër më e vështirë se me Atletikon! Kësaj radhe do mbrohemi

0

Masimiliano Alegri e ka cilësuar ndeshjen ndaj Ajaksit si një përballje më të vështirë se sa takimi ndaj Atletikos, ju Juventusi e niste ndeshjen me një avantazh prej dy golash.

Trajneri italian shpjegoi se skuadra e tij duhet të dijë se si të përballojë presionin e vazhdueshëm të lojtarëve të Ajaksit, diçka që në Amsterdam rezultoi një problem shumë i madh.

KRAHASIM ME SFIDËN NDAJ ATLETIKOS – “Kemi përballë një skuadër tjetër. Nuk e marrë parasysh ndeshjen e parë, ne duhet të luajmë për ta fituar takimin e nesërm. Duhet ta respektojmë Ajaksin në fazën mbrojtëse, ndërsa duhet të tregohemi më të zhdërvjellët dhe kreativ me topin. Nesër do të na duhen të gjithë edhe tifozët. Do të jetë më e vështirë se me Aletikon, pasi do të na duhet të mbrojmë dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë njëkohësisht”.

DUGLAS KOSTA – “Ai nuk mund të luajë nga minuta e parë. Pas ndeshjes në Holandë ka shfaqur disa shqetësime në kofshë dhe nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Shpresoj që deri nesër të jetë në gjendje të luaj të paktën 30 minuta, pasi dhe aq mund të rezultojnë vendimtare”.

KEN APO DIBALA – “Po të luajmë me Ken, do të luajmë një lojë ndryshe, ndërsa me Dibalan mund të zhvillojmë një lojë tjetër. Këtë ndeshje duhet përmirësohemi në mënyrën se si e përballojmë presionin e ushtruar nga ata”.

SANDRO APO SPINAZOLA – “Sandro do të luajë nesër. Spinazola luajti mirë kundër Atletikos, por ka shpenzuar shumë energji dhe ka nevojë për pushim. Lojërat e mëdha kanë një proces përshtatjeje”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.