Alegri nën shënjestër, italiani drejt gjigantëve të Premier Ligës

0

Mançester Junajtid përjetoi një ndër sezonet më të dështuar të viteve të fundit, me “Djajtë e Kuq” që nuk shkuan më shumë se vendi i gjashtë në kampionat, duke mbetur jashtë UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ole Gunar Solskjaer u vu përkohësisht trajner i Junajtid, me norvegjezin që zëvendësoi të shkarkuarin Murinjo. Rezultate e para të Solskjaer ishin të shkëlqyera dhe kjo bëri që drejtuesit anglezë t’i ofronin një kontratë afatgjatë.

Gjithsesi, Junajtid çuditërisht e humbi përsëri busullën dhe e mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Për këtë arsye çështja e trajnerit po rimendohet përsëri në ambjentet e “Old Traford”.

Ideja më e fundit është Masimiliano Alegri. Propozimi u hodh nga ish-futbollisti Stiv Nikol, i cili është analist në “ESPN”. Sipas tij Junajtid nuk ka për të pasur mundësi më të mirë se sa Alegri, dhe se trajneri italian nuk ka krahasim me Solskjaer.

“E di që ka një aspekt njerëzor pas paraqitjes së Solskjaer, por seriozisht? Kë do donit të kishit si trajner Alegrin apo Solskjaer? Seriozisht, nuk ka asnjë të përbashkët midis të dyve”, përfundoi Nikol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.