Alegri: Më mirë që humbëm, të dielën më e rëndësishme

Brenda 5 minutash, Maks Alegri kaloi nga gjeni në dështak. Kështu është futbolli, diferenca mes humbjes dhe fitores është e vogël, sidomos kur nuk i mbyll ndeshjet dhe mendon të mbrohesh në gjithë pjesën e dytë.

Trajneri i Juventusit komenton me hidhërim humbjen e parë sezonale, me kualifikimin që tashmë është ende të paktën një ndeshje larg: “Më vjen keq që humbëm kështu, duhej ta mbyllim ndeshjen. Ata luanin me topa të gjatë drejt Felainit  vetëm ashtu mund të pësonim gol. Gjithsesi, jemi ende të parët dhe kemi dy ndeshje në dispozicion për ta fituar grupin. Humbja është e pranueshme, edhe pse loja nuk justifikon rezultatin. Duhet të ringrihemi, të dielën luajmë një ndeshje të madhe dhe një humbje si kjo mund të na bëjë mirë”.

Murinjo u kthye nga tifozët e Juves duke i provokuar me dorën te veshi, pasi e ofenduan gjatë gjithë ndeshjes. Alegri komenton:” A më ka ndodhur diçka e tillë? Jo, unë largohem menjëherë për të evituar reagimet… Reagoj vetëm kur shoh skuadrën të përgjumet në fushë”.

Alegri flet edhe për supergolin e Kristiano Ronaldos, ndërsa mendon për Milanin: “I vjen keq, si gjithë skuadrës, sepse mund të ishim të parët. Shënoi një gol të jashtëzakonshëm, mund të shënonim gola të tjerë, por nuk ka problem. Le të themi se këtë javë humbëm ndeshjen me pak te rëndësishme për synimet finale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *