Alegri: Më kënaq barazimi, në Itali merremi me gjithmonë me arbitrat

Masimiliano Alegri u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Atalantës, që u mbyll në barazim 2 – 2, duke përmendur faktin se skuadra e tij luajti me 10 lojtarë për pjesën dërrmuese të pjesës së dytë.

Ndërkaq, tekniku livornez, nuk harroi të ngacmonte presidentin e Napolit, De Laurentis, i cili pak ditë më parë bëri disa deklarata mbi mospëlqimin e tij ndaj arbitrit Paulo Macoleni, i cili do të jetë ai do të vendosë drejtësi në ndeshjen e sotme midis Interit dhe Napolit.

“Arbitri Banti bëri një punë të mirë. Këtu në Itali, presidentët, trajnerët dhe zyrtarë të lartë flasin shumë. Unë po të doja mund të flisja për ndeshjen e sotme ose atë ndaj Romës, ku na ndodhi një episod i çuditshëm (goli i anuluar i Duglas Kostës). Nëse do flisja do të bëhej një zhurmë e madhe. Ndonjëherë më ndodh që të humb durimin, por nëse duam që e gjithë Italia të përmirësohet na duhet më shumë edukatë dhe elegancë. Kur ndodhin incidente të gjithë “qahemi” se përse nuk vijnë njerëz në stadiume. Më duket sikur askush nuk ka dëshirë që të përmirësojë futbollin italian”.

NDESHJA – “Skuadra luajti mirë pjesën e parë, ndërsa Atalanta shënoi në të vetmet raste që patën. E dinim që nuk do ta kishim të lehtë. Në pjesën e dytë mbetëm me një lojtar më pak, arritëm të shënonim, por nuk e kthyem dot rezultatin, por në fund kemi marrë një pikë të mirë ndaj një skuadre të mirë”, përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *