Alegri: Kush e mendonte që nuk do pësonim gol në dy ndeshje?

0

Juve në gjysmëfinale, entuziazëm i jashtëzakonshëm dhe kënaqësi e madhe për një kualifikim të bujshëm, shumë më të thjeshtë nga sa mendohej kur u hodh shorti.

Edhe trajneri Maks Alegri nuk e fsheh lumturinë: “Askush nuk e ka menduar se Barcelona nuk do të na shënonte gol në dy ndeshje. Meritë e jashtëzakonshme e djemve, kjo skuadër mund të përmirësohet ende. Ta shijojmë këtë kualifikim, nuk duhet të kalojmë në eufori, sepse që nesër duhet të mendojmë për një prej ndeshjeve më të rëndësishme në kampionat, në Xhenova. Nuk duhet ta ulim ritmin, djemtë janë profesionistë dhe të përgjegjshëm. Nuk është e lehtë të luash në Camp Nou, në këtë presion, lojtarët e mi janë të mrekullueshëm.

“Mesi dhe Nejmar luajnë me një shpejtësi impresionuese, Iniesta ishte në nivele të jashtëzakonshme. Vetëm një Juventus i madh mund ta kalonte turin. Të gjithë ishin madhështorë, duke nisur nga qendërmbrojtësit dhe kur hyri Barzali zor se pësonim më gol.

“Ndryshimi sjell entuziazëm dhe klubi po punon mirë, duke afruar lojtarë cilësorë, të cilët i kam sistemuar. U nisëm me një sistem loje, pasi ndryshova, sepse m’u duk më e arsyeshme. Ndryshimet duhen bërë kur je duke fituar, sepse kur humbet është shumë e vështirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here