Alegri: Kam disa kritika për Bernardeskin, doja më shumë gola

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u shpreh i lumtur nga paraqitja e skuadrës së tij në fitoren 3-0 ndaj zviceranëve të Jang Bojs. Tekniku i kampionëve të Italisë, pasi dhe disa kritika për sulmuesin italian Bernardeski.

“Skuadra pati shumë ndryshime për këtë takim, por djemtë bënë një punë shumë të mirë. Kemi akoma mangësi në menaxhimin e lojës. Duhet të kishim shënuar më shumë gola, pasi në fazën e grupeve ka rëndësi të madhe dhe golaverazhi.”

BERNARDESKI – “Ai bëri një paraqitje shumë të mirë. I tërhoqa pak veshin, sepse në disa situata kur duhet të pasonte topin, ndërmori aksione personale. Nëse përmirësohemi në të tilla situatash, shanset tona për të shkuar sa më larg në këtë garë rriten ndjeshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *