Alegri i përgjigjet Bufonit: E kemi pasuesin tënd, nuk na duhet Donaruma

Xhixhi Bufon foli sot në një intervistë për La Gazzetta dello Sport në lidhje me të ardhmen e tij dhe në një farë mënyre i bëri ftesë Xhixhio Donarumës ta mendojë kalimin re Juventusi.

Gjithsesi, sot ka reaguar trajneri i Juventusit Maks Alegri, i cili ka folur për ndeshjen e nesërme në kupë kundër Torinos, por ka prekur edhe çështjen Donaruma: “Realisht ne e kemi pasuesin e Bufonit, kemi shpenzuar jo pak për Shçesnin dhe jemi të kënaqur prej tij.

” Kundër Torinos do të bëj pak rotacion, Higuain ose Manxhukiç do të pushojnë, për shkak të kalendarit të ngjeshur, por do të luajmë vetëm për fitore, është derbi dhe është takim me rëndësi të madhe për tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *