Alegri i fiksuar pas Tejes, Porto refuzon 35 milionë euro

Te Juventusi nuk po mendojnë vetëm për Kristiano Ronaldon. Largimi i Kuaduo Azamoas dhe forma në rënie e brazilianit Aleks Sandro, ka bërë që Kampionët e  Italisë të vihen në ndjekje të një mbrojtësi të majtë.

Sipas një lajmi të së përditshmes portugeze “Ojogo”,  torinezët kanë ofruar 35 milionë euro për mbrojtësit e Portos Aleks Tejes. Por,  kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit portugez, të cilët nuk pranojnë të shesin lojtarin pasi gjatë merkatos së verës deri më tani kanë humbur katër lojtarë titullar.

Bisedimet për kartonin e Tejes pritet që të vazhdojnë gjatë të gjithë verës. Vlen për t’u përmendur se 25-vjeçari ka luajtur më parë në Itali gjatë sezonit 2015/2016 me skuadrën e Interit. Zikaltrit humbën një shans të artë, pasi ngurruan të paguanin shumën prej 10 milionë eurosh që kërkonin turqit e Gallatasarajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *