Alegri i beson fortesës “Juventus Stadium”

0
Jonathan Moscrop / LaPresse 20 10 2012 Torino ( Italia ) Sport Calcio Juventus vs. Napoli - Serie A Tim 2012/2013 - Juventus Stadium Nella foto: Tifosi della Juventus allo stadio Jonathan Moscrop / LaPresse 20 10 2012 Turin ( Italy ) Sport Soccer Juventus versus SSC Napoli - Italian Serie A Soccer League 2012/2013 - Juventus Stadium In the Photo: Juventus fans at the stadium

 

Juventusi nuk humbet një ndeshje në fushën e vet që nga viti 2015, tekza në Champions nuk njeh humbje prej 17 takimesh

Juventusi krenohet me rekordet e tij në këtë sezon në Champions, krenohet me lojtarë si Higuain apo Dibala. Por në këtë edicion në Champions, Alegri është krenar për mbrojtjen që ka ndërtuar atje. Juventusi i viteve të fundit ka qenë në gjendje ta kthejë fushën e vet “Juventus Stadium” në një fortesë të pathyeshme. Të gjithë ata që vijnë në Torino përballen me një presion të jashtëzakonshëm, teksa faktoti frikë në këtë stadium mban koeficientin maksimal. Të dhënat flasin vetë, Juventusi nuk humbet një ndeshje në fushën e vet që nga viti 2015 kur Kievo bënte surprizë. Po ashtu, ky rekord nuk vlen vetëm për në Itali, por dhe në kompeticionet evropiane, teksa bardhezinjtë nuk humbasin prej 17 takimesh radhazi në “Juventus Stadium”. Ndaj treshja e mrekullueshme e sulmit të Barcelonës Mesi-Nejmar-Suarez janë të paralajmëruar se në “Juventus Stadium” nuk do të jetë një shëtitje.

6 ndeshje pa pësuar – Rekordet nuk mbarojnë këtu, sepse në 8 takime të zhvilluara në këtë sezon në Ligën e Kampioneve në fushën e vet, Juventusi jo vetëm që nuk njeh humbje, por shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Jo më kot dhe trajneri i Barcelonës e ka përmendur këtë fakt në konferencën për shtyp para ndeshjes: “shifrat e Juventusit janë të frikshme”. Në 6 nga 8 takimet në Ligën e Kampioneve në “Juventus Stadium”, Xhanluixhi Bufon e ka ruajtur të paprekur portën e tij. të vetmet skuadrat që kanë shënuar në Torino kanë qenë Lioni dhe Sevilja dhe në të dt rastet golat kanë ardhur nga goditjet standarde.

8 ndeshje 4 sisteme loje – Ajo që e bën edhe më të frishme Juventusin në fusën e vet në këtë sezon në Champions janë dhe ndërrimet e shpeshta të vendosjes taktike në fushë nga trajneri Alegri. Ai ndihet i kënaqur me pragmaticitetin e tij. “Pak spektakël?  Nëse do të doja spektakël do të shkoja më mirë në cirk, jam këtu për të fituar”- deklaronte Alegri pak ditë më parë fill pas fitores kundër Kievos në kampionat 2-0. Suksesi i Alegrit bazohet edhe tek ndërrmi i modulit të lojës, që në fakt ka ardhur pas humbjes 1-2 kundër Fiorebntinës në Firence në janar. Ishte ky momenti kur Alegri ndryshoi modulin e tij nga 3-5-2 me “BBC” në mbrojtje (Barzalji-Bunoçi-Kielini) në 4-2-3-1 që i shkon më shumë përshtat dyshes Dibala e Higuain; skema është e thjeshtë, Dibala krijon, Higuain finalizon. Kështu ndodhi dhe kundër Kievos. Por nëse në kampionat, Alegri është më i rezervuar, në Evropë ka arritur deri në 4 vendosje të ndryshme taktike, por më i përzgjedhuri prej tij është 4-2-3-1.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here