Alegri “fshikullon” lojtarët: E kishin mendjen te Mançesteri

0

Juventusi u ndal sot nga Xhenoa, duke i dhënë fund një ritmi fantastik prej tetë fitoresh radhazi që nga fillimi i sezonit. Golit të Kristiano Ronaldos iu përgjigj “interisti” i Xhenoas, mesfushori brazilian Daniele Besa.

Masimiliano Alegri foli para mikrofonit të “Sky Sports”, duke u munduar të merrte vetëm gjëra pozitive nga ku 90-minutësh, duke e konsideruar si një rezultat që largon euforinë nga skuadra që ai drejton: “Xhenoa u tregua një skuadër e guximshme. Ata nuk e lanë lojën t’u ikte nga duart dhe na shënuan. Rruga drejt titullit ka gjithmonë ndeshje të tilla. Nga mesi i pjesës së dytë, ekipi e kishte mendjen te ndeshje ndaj Mançesterit,kjo nuk është gjë e mirë”.

“Ky barazim na bën mirë, kthehemi më këmbë në tokë. U gjendëm në vështirësi në disa kundërsulme të kundërshtarit dhe nuk arritëm ta diktonim ne rrjedhën e lojës siç bëjmë zakonisht. Një hap fals që shërben si mësim”, përfundoi trajneri i Juventusit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.