Alegri: Fitore e merituar, Ronaldo na jep siguri

Juventusi shihet si një prej skuadrave favorite në Champions League këtë edicion. Bardhezinjtë kanë një skuadër të kompletuar dhe me një si Kristiano Ronaldo gjithçka bëhet më e lehtë. Humbja me Mançester Junajtid ishte një moment shpërqendrimin, diçka që kampionët e Italisë e treguan në përballjen me Valencian, ku morën pikët e plota, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Trajneri Masimiliano Alegri, foli pas ndeshjes me spanjollët. Numri një i stolit të bardhezinjve tregoi se ishte një sukses i merituar, por aspak i lehtë. Vetëm fjalë pozitive për Ronaldon, i cili edhe një herë tjetër tregoi se te Juvja është përshtatur mjaft mirë.

“Ishte një fitore e merituar, kundër një skuadër që kishte një gjendje fizike shumë të mirë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe më agresiv. Me Ronaldon ne jemi më të shpejtë dhe ai na jep shumë siguri”.

“valenca ka një mbrojte mjaft solide dhe nga më të mirat në Spanjë dhe nuk është e lehtë që të shënosh në portën e tyre.  na vunë në vështirësi me kundërsulmet e tyre, por dhe me goditjet standarde, por ne duhet të ishim më të qartë dhe të shënonim edhe golin e dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *