Alegri: E refuzova Realin, Higuain nuk qëndron me zor

“I thashë jo Real Madridit. E bvëra në një telefonatë me Florentino Perez sepse i kisha dhënë fjalën presidentit Anjeli. E falënderove Florentinon për ofertën dhe i thashë që nuk mund të pranoja, për respektin ndaj Juventusit”, ka deklaruar sot për Sky Sport trajneri i Juventusit Maks Alegri, i cili tashmë konfirmon gjithçka, duke qenë se Lopetegui është emëruar trajneri i ri i Realit.

Në një farë mënyre, konfirmim edhe për refuzimin e Çelsit: “Le të themi që vendimin e kisha marrë dhe ia kisha dhënë fjalën Juves, ndaj i lajmërova të gjithë të interesuarit”.

HIGUAIN – Po Gonzalo, do të qëndrojë te Juventusi? Alegri lë gjithçka pezull: “Shpresoj që po, por më parë duhet të presim Kupën e Botës. Juventusi është klub i fortë, i kënaq2 ata që duan të largohen, sepse është negative nëse i mban lojtarët me zor. Të shohim pas Kupës së Botës”.

DIBALA – “Nuk e di a do jetë viti i Dibalas. Ai ka bërë shumë që kur ka ardhur në Torino, këtë vit ndoshta ka paguar faktin që është krahasuar së tepërmi me Mesin. Ai duhet të mendojë vetëm të bëjë atë që di, pa kërkuar ngjashmëri me lojtarin më të mirë në botë”.

CHAMPIONS – “Juve është aktualisht një prej skuadrave më të mira në botë. Duhet të përmirësojmë atë që kemi nisur para 4 vitesh dhe jam i kënaqur që e bëj me këta drejtues. Anjeli është shumë ambicioz, në 4 vitet e fundit vetëm ne e kemi eliminuar Realin. Në finale duhet edhe pak fat, ndoshta na ndihmon sezonin e ri”.

PORTIERËT – “Si Shçesni, ashtu edhe Perin, janë portierë shumë të zotë, por titullari do të jetë Shçesni”.

TITULLI – “Napoli bëri sezon fantastik, vendosi rekord pikësh, por ne fituam duke grumbulluar 95 pikë, arritje e madhe. Sezonin e ardhshëm do të jetë më e vështirë, nuk do duhen aq shumë pikë për titullin. Napoli, Roma e Inter do jenë edhe më të fortë, Milani mbetet një mister, nuk i dihet kurrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *