Alegri e konfirmon: Dibala pas shpinës së Manxhukiç e Ronaldos

Një fitore ndaj Valencias për të mbyllur çështjen e kualifikimit, në turin tjetër të Champions League. Një ndeshje për të mbyllur praktikën, me trajnerin Masimiljano Alegri që nuk kërkon të humbasë kohë dhe të vendosë në diskutim, gjithçka të bërë deri më tani.

Për këtë arsye, drejtuesi i stolit bardhezi pritet të hedhë në fushë arsenalin e rëndë. Sipas asaj që konfirmoi tekniku, Juventusi do të jetë i gjithi në sulm. “Duhet të fitojmë për vendin e parë në grup, por përballë kemi një skuadër e cila kërkon të fitojë. Na duhen tre pikët për tu kualifikuar më tej”, tha Alegri.

“Mendoj se Dibala do të luajë pas shpinës së Manxhukiç dhe Kristiano Ronaldos. Matuidi është rikuperuar, ndërsa Kuadrado po e interpreton mirë rolin. Nuk është asnjëherë e lehtë të lësh futbollistët jashtë ekipit. Ronaldo si Pele? Është një kkrahasim i bukur, por flasim për dy futbollë të ndryshëm. Përveç anës teknike, forca e Ronaldos është në aspektin psikologjik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *