Alegri: Duhen 4 pikë për titullin, Napoli…

0

 

Trajneri bardhezi pragmatist: “Në Firence, historikisht, e kemi pasur të vështirë. Ata do të bëjnë ndeshjen e jetës. Festa? Kur të vijë moment do të festojmë. Vitin tjetër, një Champions i madh”

“Kur të vijë momenti për të festuar, do ta bëjmë”. Pragmatizmi i Masimiliano Alegrit, në prag të transfertës në Firence, është më shumë një skaramantizëm i ekzagjeruar: “Titulli nuk varet vetëm nga ne, për Fiorentinën është ndeshja e sezonit. Kielini? Ndihet mirë por nuk do të luajë”. Hap pas hapi drejt fitimit të titullit të pestë radhazi. Eshtë ky urdhëri: “Duhet të mbajmë lart tensionin deri më 21 maj, jo atë fizik por atë mendor, sepse në momentin kur do të heqim prizën, atëherë do të bëhet e vështirë që ta rivendosim. E përsëris, ndaj Fiorentinës s’do të jetë aspak e lehtë, Fiorentina ka një javë që është duke e përgatitur këtë ndeshje, në Udine lojtarët me kartona nuk luajtën dhe dhe është skuadra që ka shënuar më shumë në gjysmë orën e parë të ndeshjeve. Eshtë një fushë historikisht e vështirë për Juventusin, ka tre vjet që nuk fitohet në kampionat këtu. Duhen ende katër pikë për të fituar titullin, por duhet t’I bëjmë. Napoli mund të fitojë në Romë”.

Dyshime – “Të mërkurën, ndeshja ndaj Lacios zgjati 50 minuta, nuk pati ndonjë shpenzim të madh të energjive. Ndoshta dikush është më i lodhur, do të vlerësoj se kush mund të qëndrojë pushim. Zaza dhe Morata ndihen mirë, një nga të dy mund të luajë në vend të Manxhukiç dhe Dibala. Ajo i Paulos është një vit i rëndësishëm. Dëmtimi që ka pasur i ka dhënë mundësi që të rikarikojë energjitë. Kedira ka pak minutazh të vogël, ndaj do të zbresë në fushë titullar”.

Eurorritja  – “Duhet të rritemi në vetëdijen për të mbërritur tek rezultate të caktuara. Çdokush nga ne duhet të kërkojë më shumë, për të ndërtuar diçka me rëndësi. Eliminimi në Champions ishte i hidhur, na erdhi keq që dolëm një minutë nga fundi… Vitin tjetër duhet të punojmë për t’u konfirmuar në Itali dhe për të zhvilluar një Champions të madh. Në jetë asgjë s’është e pamundur, duhet të kesh bindjen e duhur dhe për të arritur në triumfe të tilla”. Pyetjes se kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë, ja se si iu përgjigj Alegri: “Ka shumë trajnerë që mund të marrin vendin e Kontes. Federata do të zgjedhë mirë, s’mund të jap këshilla”.

 

Fiorentina (3-4-2-1)

Tatarusanu

Ronkalia Rodrigez Astori

Bernardeski Badelj Valero Alonso

Zarate Iliçiç

Kaliniç

 

Juventus (3-5-2)

Bufon

Barzalji Bonuçi Rugani

Kuadrado Kedira Hernanes Pogba Evra

Manxhukiç Dibala

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image