Alegri dhe analiza e tij: E kemi keqkuptuar lojën e Guardiolës, e kemi interpretuar gabimisht si të përshtatshme

Masimiliano Alegri është ende pa ekip, pas largimit nga stoli i Juventusit në fund të sezonit të shkuar. Por tekniku italian vazhdon të jetë prezent në botën e futbollit duke dhënë mendimet e tij. Këtë herë, ish-trajneri bardhezi ka komentuar edhe mënyrën e lojës së Guardiolës për të cilën thotë se është keqkuptuar. Sipas tij është një gabim të aplikosh një lojë të tillë, pasi i shkon vetëm lojtarëve si Ksavi, Iniesta apo Mesi.

“Ne kemi ndjekur Guardiolan për shumë vite duke keqkuptuar lojën e tij. Guardiola tregoi një rast përjashtues, nuk ishte një futboll për të gjithë. Barcelona historike ka lindur me tre lojtarë të shkëlqyeshëm që shtyjnë lartë dhe mbyllin mbrojtjet rivale në zonat e tyre.

Në atë mënyrë, mesfushorët ngrejnë pozicionin e tyre dhe sulmojnë hapësirat dhe mbrojtja juaj mund të arrijë në qendër të fushës. Por ju duhet të keni Iniesta, Xavi dhe Messi. Ne e kemi interpretuar si një klasë të përshtatshme për të gjithë diçka që vetëm ata mund të bënin”, ka thënë Alegri./Sport Ekspres/