Alegri bën autokritikë: Pjesë e dytë e dobët, me Pjaniç gabova

0

Juventusi ka fituar edhe në Napoli, në një ndeshje plot ngjarje, kartonë të kuq dhe penallti të humbur në fund nga Napoli. Tashmë titulli kampion është i sigurt, por trajneri bardhezi Maks Alegri është kritik, së pari me veten.

“Në pjesën e dytë na zuri gjumi: duhej ta hiqja Pjaniç në fund të pjesës së parë, duke parë që rrezikonte kartonin e kuq. Me 10 lojtarë humbëm ritmin dhe nuk kishim rregull në lojë, ndaj Napoli mori forcë, me mbështetjen e stadiumit. U mbrojtëm, por rrezikuam shumë te penalltia. U tërhoqëm së tepërmi pas golit të Napolit”.

Ndeshja u vendos ndoshta nga kartoni i kuq për portierin Meret të Napolit, sapo filloi ndeshja: “Mjafton qëllimi për të ndalur kundërshtarin, më kanë thënë. Arbitri mori atë vendim, ashtu si me Pjaniç dhe penalltinë”.

Titulli në dorë: “Është e qartë që tashmë kemi gjithçka në favor, por le të presim matematikën”.

E ardhmja: “Në qershor do flas me klubin. Unë jam mirë këtu, pastaj duhen të dyja palët ta duan rinovimin. Për momentin mendojmë për ndeshjet që kemi përpara”.

Atletiko përpara: “Kthimi me Atletikon? Nëse nuk riaftësohet Douglas Kosta, ekipi është ky që kam. Nuk duhet të nxitohemi, Atletiko shënoi 2 gola pas minutës së 70-të. Duhet durim. Do të na duhet shumë durim, gjakftohtësi dhe përqendrim, duhet të çlirohemi nga ky presion që na ka mbërthyer. Duhet të jemi me të qetë në shanset që do të na jepen”.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.