Alegri: Atletiko? Futbolli nuk është Playstation!

0

Paolo Dibala nuk është më i paprekshëm te Juventusi dhe ky sezon e ka parë yllin argjentinas të ulet shpeshherë në pankinë. Ardhja e Kristiano Ronaldos ka ulur mundësinë e aktivizimit për sulmuesit e tjerë dhe një nga të “sakrifikuarit” e Alegrit ka qenë Dibala.

Humbja kundër Atalantës nuk është pritur mirë nga tekniku i Juventusit, i cili do të bëjë shumë ndryshime për ndeshjen e nesërme përballë Parmës. Gjithashtu, tekniku livornez, ka folur dhe për sfidat, që Juventus do të luajë ndaj Atletiko Madrid në Champions.

Kielini – “Asgjë serioze, por do të shohim në 10-15 ditët e ardhshme nëse do të bëhet më mirë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të jetë, ndoshta do të mungojë edhe kundër Sasuolos”.

Mandzukiç – “Mario duhet të jetë gati për nesër. Do të luajë titullar së bashku me Ronaldon, ndërsa Dibala, Bernadeski dhe Dagllas Kosta do të luftojnë për një vend”.

Kaseres dhe Pjaniç– “Martin do të luajë në krah të Ruganit. Pjaniç është gati, por nuk e di nëse do të luajë. Bernadeski mund të luajë në krah të mesfushës, ndërsa Kedira dhe Bentakur janë titullarë”.

Perin dhe Aleks Sandro – “Porta do i besohet Matia Perinit, por Aleks Sandro do të qëndrojë pushim. Spinazola do të luajë në vend të tij. Do të bëjmë maksimumin që të reagojmë pas asaj humbjeje kundër Atalantës dhe të ruajmë distancën me Napolin”.

Sfidat me Atletiko Madrid – “Në Champions janë 6-8 ekipe që kanë kontigjent për të arritur në gjysmëfinale. Dëgjoj shumë të thuhet që Juventusi është në finale që tani. Futbolli nuk është Playstation. Na duhet të fitojmë”, përfundoi Alegri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.