Alegri arbitrit të katërt: Shkoi mirë, u tregua i zoti arbitri!

Ka momente ku nuk është mirë të flasësh për arbitrat, por duket se Maks Alegri nuk e vret shumë mendjen. Mbrëmë Juventusi fitoi ndaj Interit, në një ndeshje plot gafa të arbitrit Orsato, por pas ndeshjes Alegri ishte euforik dhe bënte edhe batuta.

Trajneri i Juves u kap nga kamerat duke folur me arbitrin e katërt Taliavento dhe duke iu drejtuar: “Talia, shkoi shumë mirë, ë? U tregua i zoti Orsato, e kaloi klasën”.

I qeshur, Alegri vazhdoi me gazetarët: “Orsato drejtoi shumë mirë, do thosha që u tregua shumë i zoti. Në Itali metri i gjykimit tani është ai i të lënit vazhdimin e lojës, sot u tregua në lartësinë e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *