Albpetroli “thyen” Maliqin, Luzi ngec ndaj Gramshit

Gramshi ishte pranë fitores, por nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertën përballë Luzit. Latifi kaloi miqtë në avantazh pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, por Luzi gjeti forca dhe barazoi rezultatin pas dy minutash. Të dy ekipet ndanë nga një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve.

Ky rezultat gëzoi Tërbunin e vendit të parë, që ishte pushim dhe nuk luajti këtë javë. As Sopoti nuk arriti të ofrohej, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi përballë Vllaznisë B. Ekipi nga Librazhdi renditet i katërti, por me të njëjtën numër pikësh sa Gramshi dhe Luzi.

Shkumbini nuk hasi probleme për të fituar përballë Gramozit. Vendasit kanë fituar pastër me rezultatin 3-0 dhe vazhdojnë kryesimin në kuotën e 38 pikëve. Nuk ka gabuar as Devolli i Stavri Nicës, që ka “shkatërruar” Përmetin me rezultatin 5-2, duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve.

Maliqi nuk ia ka dalë të fitojë pikë përballë Albpetrolit në Patos. Vendasit fituan 2-1, duke u ngjitur në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Maliqi ka humbur ritmin me kryesuesit dhe renditet i treti me 34 pikë.

KATEGORIA E DYTË – JAVA 15

GRUPI A

E diel, 24 shkurt 2019

Sopoti-Vllaznia B 0-0

Internacionali-Ada  0-1
(Çepaliku 38’)

Luzi 2008-Gramshi  1-1
(Tavani 87’ / Latifi 85’)

Kukësi B-Tirana B  0-1
Shënues: 
Kalemaj 5′

Spartaku-Partizani B  1-1

(Myftaraj 17’ / Kacoli 36’)

Tërbuni dhe Klosi pushim

GRUPI B

E diel, 24 shkurt 2019

Devolli-Përmeti 5-2
(Rapo 8’, 75’, Nallbati 38’, Xaka 65’ / Karalliu 80’, Mamushi 84’ )

Skrapari-Termi  1-0 (Dje)

Delvina-Memaliaj 2-1
(Musta 17’, Xhuvani 44’ / Çaushi 43’)

Shkumbini-Gramozi  3-0
(Nexha 14’, Xhyra 59’)

Naftëtari-Tepelena  2-0
(Daullxhiu 64’, Cerriku 74’)

Këlcyra-Butrinti  2-0
(Gaba 75’)

Albpetrol-Maliqi  2-1
(Kapo 45’, 89’ / Treni 78’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *