Albpetroli përplaset me Këlcyrën, Demiraj: Nuk tolerojmë!

Java e 23-të e Kategorisë së Dytë, në Grupin B nuk duket e lehtë për skuadrat që kërkojnë ngjitje në renditje. Kështu edhe Albpetroli i Patosit, i cili gjatë fazës së dytë i ka ngjitur shkallët e renditjes, dhe me 46 pikë pozicionohet i katërti në këtë grup. Albpetroli kërkon maksimumin deri në mbyllje të kampionatit, kështu edhe këtë javë ku presin Këlcyrën në fushën e tyre.

Për SportEkspres.com, trajneri Elidon Demiraj deklaron se skuadra e drejtuar prej tij nuk do të tolerojë deri në fund të kampionatit. “Ne kemi një pozicion komod të renditje, por nuk jemi brenda synimit tonë, sepse për ne ngjitja në Kategorinë e Parë ishte objektiv. Në këtë garë të gjatë e të vështirë ne kemi dhënë më të mirën tonë, e kështu do të bëjmë deri në fund me çdo skuadër. Asnjë tolerim, po vetëm garë të ndershme”.

“Nuk kemi synim tjetër veç fitores në sfidën me Këlcyrën, pa as më të voglin nënvleftësim për kundërshtarin, që me meritë renditet në vendin e 5-të”, përfundoi tekniku fierak i Albpetrolit, Elidon Demiraj.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *