Albian Ajeti transferohet te Bazeli dhe i thotë “jo” Shqipërisë

0

Është vetëm 20 vjeç, por konsiderohet si një sulmues me të ardhme të shkëlqyer, përveçse me një të tashme shumë interesante, sepse po shënon lumë golash në Superligën zvicerane.

Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlindit, nuk ia doli tek Augsburgu në Bundesligën gjermane, por kthimi në Zvicër, te Sant Galleni, e ka ringjallur, me 13 gola në kampionat në vitin 2017. Këtë sezon mungoi gjatë për dëmtim, por sapo u kthye nisi të shënojë dhe ka bindur Bazelin të rikthehet në sulm. Ish-klubi i tij e kërkoi gjatë në verë, por nuk mundi t’ia rrëmbente Satn Gallenit, që e kishte blerë për 1 milion euro nga Augsburgu.

Tani, duke parë edhe një dëmtim të rëndë që ka pësuar sulmuesi Van Volfsfinken, Bazeli e ka kuptuar se i duhet të bëjë një sforcim financiar dhe ka mbyllur gjithçka me Sant Gallenin për 2.6 milionë euro, shifër e konsiderueshme për standardet e futbollit zviceran. Marrëveshja është bërë publike që tani, edhe pse pushimet dimërore janë ende shumë larg.

SHQIPËRIA – Sipas zviceranes “Blick”, që zakonisht ka informacion të saktë për futbollin zviceran dhe kombëtaren, Albian Ajeti ka refuzuar Shqipërinë. Pas Xhani De Biazit, edhe Kristian Panuçi ka kontaktuar me 20-vjeçarin, sipas gazetës së njohur, por Ajeti ka preferuar të vazhdojë me Zvicrën. Në fakt, Albiani është pjesë e Zvicrës U-21 dhe ende nuk ka debutuar me kombëtaren e madhe, ndaj ka ende kohë për të vendosur, por duket se nuk e ndien si Arlind Ajeti peshën e fanellës kuqezi, por për të qenë cinikë, mund të thuhet se Albiani mendon se ka më shumë shanse se Arlindi për të luajtur me kombëtaren A të Zvicrës. Nëse na ka refuzuar, gjithë të mirat, por do ta ketë të vështirë te Zvicra.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image