Albi Dosti hedh firmën, 2 vjet me Montanën

0

 

Ashtu siç ishte bërë me dije nga gazeta “Sport Ekspres” Albi Dosti do të aktivizohet në vazhdim me FC Montanën, ekip që luan në elitën e futbollit bullgar. Mesfushori ka hedhur firmën në kontratë ditën e djeshme. Nga ajo që mësohet nga një kontakt i shkurtër me lojtarin në rrjetin social facebook, dokumentacioni i kërkuar nga ana e klubit kundrejt rregullave që kërkon një shtet evropian si Bullgaria tashmë janë plotësuar dhe nuk kishte më asnjë pengesë për zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje. Ai ka firmosur për dy sezone me Montanën, ndërsa ka bindur stafin teknik të ekipit në dy seancat stërvitore të zhvilluara dy ditë më parë. I kontaktuar nga gazeta, Dosti u shpreh i kënaqur nga kjo lëvizje, ndërsa ka pranuar se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Beroe, pasi ende nuk është në një  kondicionin fizik të përshtatshëm. Kjo pasi durrsaku gjatë kësaj kohe është stërvitur në mënyrë individuale. Pas disa seancash përgatitjesh me ekipin e tij të ri, ai do të jetë gati për t’u vënë në urdhrat e trajnerit të Montanës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.