Albi Dosti: Gabova nga dëshira e tepërt që kisha t’i shënoja Kukësit

0

 

 

Mesfushori i kurbinasve kërkon falje për penalltinë e humbur në finalen me verilindorët

 

Albi Dosti, mesfushori durrsak e i Laçit, ndihet në faj për penalltinë e humbur në finalen e Kupës me Kukësin. Kurbinasit u mundën me 11-metërsha nga kuksianët dhe për fatin e tij të keq Dosti ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë. Mesfushori gjen rastin që me anë të faqes zyrtare K.F Laçi në “Facebook” t’ju kërkojë falje tifozëve. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj mërzinë që kalova dhe po kaloj në këto momente, por e ndjej të arsyeshme të marr guximin e t’ju kërkoj falje edhe juve, tifozëve, sikundër u kërkova dhe u inkurajova nga shokët dhe stafi i ekipit, por dijeni që kam gabuar nga dëshira dhe besimi i tepërt për t’i shënuar Kukësit. Ky është fati, dhe ndoshta këtu i mbyllim të këqijat si unë, ashtu edhe K.F Laçi. Me respekt, Albi Dosti!”. Mesfushori durrsak u bashkua në janar me ekipin e Laçit pas një eksperiencë 6-mujore te PFC Montana në Bullgari, teksa gjatë kësaj periudhe ai u aktivizua në 15 ndeshje, 10 prej të cilave si titullar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here