Albi Alla zyrtarisht “kinez”, firmos dhe zbret në fushë

0

Albi Alla ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe ka zbritur në fushën e blertë me ekipin e tij të ri. Sikurse edhe ka raportuar më parë SportEkspres.com, qendërmbrojtësi do të jetë pjesë e Shaanxi Chang Athletic Club.

Pogradecari mori një ofertë nga klubi që zëvendësoi Janbian Funde në ligën e dytë  dhe ka nënshkruar për një vit. Një kontratë mjaft e mirë për ish-futbollistin e Flamurtarit, pasi do të përfitojë 200 mijë dollarë për një sezon. Kjo lëvizje u mundësua nga menaxheri Franci Bode, i cili ishte ndërmjetës edhe për kalimin e Allës te Janbian.

Këta të fundit u përjashtuan para nisjes së kampionatit, pasi kishin rreth 36 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit. Janbian refuzoi të paguajë dhe Federata Kineze e Futbollit i liroi të gjithë futbollistët dhe u la një javë afat klubeve të tjera që të nënshkruanin me ish-futbollistët e Janbian. Më pas Alla kaloi te Shaanxi Chang Athletic Club dhe po bëhet gati për sezonin e ri në Kinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.