Albertini: Nëse Milani më thërret…

Në këto vite dramatike për një klub legjendar si Milani ajo që ka rënë në sy është ndarja nga e shkuara, sepse janë larguar gjithë figurat qendrore dhe nuk është afruar asnjë emër i madh, me përjashtim të Franko Barezit, që gjithsesi nuk ka ndonjë funksion madhor dhe është më shumë si imazh.

Emra si Paolo Maldini e Demetrio Albertini janë anashkaluar, por ky i dyti tashmë ndihet gati të bashkëpunojë me klubin ku është rritur.

“Kthim te Milani si drejtues? Në fakt, nuk më ka kontaktuar askush. Po ndjek rrugën time dhe do ishte ëndërr nëse rrugët do bashkoheshin dhe do punoja te Milani”, deklaron ish-mesfushori i famshëm, që gjithsesi nuk është fort i qartë në lidhje me atë që po ndodh te Milani.

“Duket sikur Milani është mbështjellur nga një shtresë mjegulle, ndërsa unë mendoj se qartësia është gjithnjë më e mira. Tifozët e Milanit nuk e meritojnë këtë situatë. Nuk mund të flas për grupin Elliott, sepse nuk e di qëllimin e pronarit të ri dhe nuk dua të tregohem sipërfaqësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *