Alban Hoxha, shqetësimi i Gegës te Partizani

Fitorja me Laçin kishte shumë vlera për Partizanin, ndërkohë që në atë takim sakrifikoi shumë edhe kapiteni Alban Hoxha. Portieri i të kuqve kishte shfaqur shqetësime edhe në stërvitje. Gjatë ndeshjes dhe në pushim pati ankesa, por qëndroi deri në fund në fushë.

Më pas u shtri dhe u desh ndërhyrja e mjekëve. Grumbullimi me kombëtaren më pas dha idenë se nuk ka ndonjë gjë për Hoxhën, por më pas u largua për shkak të problemit që ka në gju prej muajit tetor.

Ndërkohë që grupi i lojtarëve ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Flamurtarin, kapiteni është nën vëzhgimin e stafit mjekësor. Ai po zhvillon terapi dhe mbetet për t’u parë gjendja e tij në vazhdim. Trajneri Gega sigurisht që pret lajme të mira nga infermieria.

Hoxha, pas ndeshjes me Laçin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *