Alban Hoxha sërish në modë në Turqi, dy klube e vëzhgojnë

Portieri në tavolinën e drejtuesve të Antaliasporit dhe Gaziantepsporit. Drejtuesit e këtyre të fundit e pëlqejnë “gardianin”

Kemi dëgjuar pa fund për kapitenin Alban Hoxha, pa fund. Në çdo merkato ka disa ekipe që e duan që të kombinuara me dëshirën e lojtarit thua se më në fund kjo është vera apo janari i tij. Akoma pa e marrë veten dehja e javës së kaluar kur portieri u përfol nga mediet italiane për një kalim të mundshëm te ekipi i Spalit në Itali, “Sport Ekspres” zbulon edhe një tjetër pistë për portierin e Partizanit. Turqia mbetet një oaz i bukur për futbollistët shqiptarë dhe tashmë nuk duket një kampionat i pamundur për ta përballuar as cilësisht.
Burime të sigurta pranë “Sport Ekspres” bëjnë me dije se kapiteni u është propozuar 2 ekipeve në Turqi, por për momentin dihen vetëm dy.

PROPOZIMET – Emri i kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha, është propozuar në ekipin e Antaliasporit në ligën e parë turke dhe te skuadra e Gaziantepsporit në ligën e dytë turke. Emri i “gardianit” shihet si një mundësi serioze, madje ai është pëlqyer nga turqit e Gazientepsporit. Drejtuesit turq kanë kërkuar të kenë më shumë kontakte me portierin.

MUNDËSITË – Kalimi i Alban Hoxhës në Turqi nuk është i pamundur. Portieri po sheh mundësitë, por gjithsesi lufta me kohën ka filluar, pasi të dy këto ekipe janë në kërkim të portierëve dhe konkurrenca është e madhe. Antaliaspori është një ekip mjaft i fortë edhe në Superligën turke, ndërsa Gaziantepspori ka rënë në kategorinë e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *