Alban Hoxha heq dorë nga shiriti i kapitenit

Alban Hoxha nuk është më kapiten i Partizanit. Portieri, i pezulluar nga klubi për probleme disiplinore, sipas njoftimit të klubit, sot ka dalë me një prononcim në faqen e klubit, duke dorëzuar shiritin e kapitenit.

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit ,stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *