Alban Bushi kërkon… mrekullinë në shtëpinë e Xhorxh Bestit

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të zbresë sot në fushë, në orën 20:30, në stadiumin “Mourneview Park” të Belfastit, përballë kombëtares së Irlandës së Veriut. Praktikisht, në shtëpinë e të madhit Xhorxh Best. Shpresat vijnë nga barazimi, në një ndeshje të dominuar, ndaj Estonisë, në “Elbasan Arena” dhe ndodhen në krye të grupit. Pas Irlandës së Veriut, do të jetë radha e Islandës, më 4 shtator në Rejkjavik, ora 19:00.

Alban Bushi ka pasur shumë probleme për ndërtimin e formacionit, sepse grumbullimi nisi me dëmtimet e Bytyqit dhe Seferit, ndërsa është dëmtuar dje edhe Ylber Ramadani, i cili nuk do të luajë. Jo vetëm kaq, sepse Endri Çekiçi nuk ka mundur të marrë vizën britanike dhe nuk do të jetë.

Duke pasur në mendje edhe mungesat, ndaj Irlandës së Veriut do të jetë një Shqipëri sulmuese por dhe shumë e kujdesshme.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Selmani, Tafa, Toli, Maloku, Ceka, Doka, Ndoj, Krymi, Bare, Hebaj, Durmishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *