Alban Bushi e ka bindje: Anglia do e ketë të vështirë më Shqipërinë, Erald Lakti është ftuar

Shqipëria U-21 do të ndeshet përballë Anglisë U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Tre debutime ka pasur në këtë listë të kuqezinjëve, ndërsa trajneri Alban Bushi është shprehur i sigurt për një paraqitje pozitive ndaj “tre luanëve”.

Në prononcimin për shtyp, gjithashtu është sqaruar se Erald Lakti që është pjesë e Fiorentinës si karton dhe tani është huazuar në Serinë C, është grumbulluar nga grupmosha e Shqipërisë U-20.

“Ne e dimë se kush është Anglia. Shqipëria futet në fushë për të fituar dhe nëse është Anglia apo San Marino. Ne do të futemi për të mos bërë lojë sulmuese, por ato sulme që do të bëjmë, të jenë sa më efektive. Në këtë tre ndeshje kemi marrë tre lojtarë të rinjë si Ismajlgeci, Domi dhe Tuci. Do t’i shohim gjatë stërvitjeve se kush do spikat për ta luajtur nga minuta e parë. Kemi shumë mungesa nga hera e fundit dhe do të mundohemi për më të mirën.

Nëse nuk bëjmë gabime individuale, as Anglia nuk na bën gol, për këtë jam i sigurt. Nëse luajmë si ekip, Anglia do e ketë të vështirë që të na bëj gol, si Spanja që na shënoi në minutë të 84 në shtëpinë tonë. Do e kenë shumë të vështirë me ne. Erald Lakti është grumbulluar nga ekipi U-20 që do të luajë një ditë pas nesh, ashtu si edhe Celhaka”, ka thënë Bushi. /Sport Ekspres/