Alavesi në histori, finalja e parë në kupë

0

E mbani mend Alavesin e bukur të vitit 2001, që habiti Europën, duke shkuar deri në finalen e Kupës UEFA, ku u mund nga Liverpuli? Ai Alaves është kthyer, sepse dje erdhi një fitore e madhe kundër Selta Vigos në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, që do të thotë kualifikim për herë të parë në historinë e klubit në finalen e Kupës.

Mesfushori Edgar Mendez, i afruar falas verën e shkuar nga Granada, vendosi suksesin 1-0, me golin e shënuar në minutën e 82-të, kur shtesat dukeshin në horizont, sepse edhe në Vigo nuk kishte pasur gola. Alavesi ishte superior në të gjitha drejtimet dhe e meritoi tërësisht kualifikimin në finale. Selta vinte nga një kualifikim i bujshëm kundër Real Madridit, por bëri shumë pak për të merituar përballjen e madhe me Barcelonën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image