Alarmohen te Tirana, gjuri shqetëson sërish Majkëll Ngo

0

Tirana po përjeton një moment të mirë dhe kjo edhe falë formës së mirë që po kalon sulmuesi kryesor Majkëll Ngo. Në derbi iu afrua shumë golit, por sulmuesi anglez u ndal nga Alban Hoxha. Pas ndeshjes ai e pranoi se duhet më shumë fokusim në finalizim dhe sigurisht që në vazhdim do mundohet të shënojë gola të rëndësishëm.

Gjithsesi fillimisht duhet të jetë në formën maksimale. Në seancën e sotme stërvitore ai ka shqetësuar trajnerin Ardian Mema, pasi është parë duke e mbajtur gjurin me akull. Ngo nuk është stërvitur me ekipin dhe normalisht kjo ka bërë që tifozët të merakosen për gjendjen e sulmuesit të tyre.

Në fakt për gjigantin anglez bëhet fjalë për një shqetësim që po e shoqëron atë gjatë gjithë kësaj periudhe. Ngo i ka sfiduar dhimbjet dhe deri më tani ia ka dalë të luajë me sukses. Mbetet për t’u parë gjendja e tij në vazhdim, për t’u përcaktuar edhe nëse do të jetë gati për takimin e mesjavës në Kupë kundër Laçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.