Alarmohen te Skënderbeu, “ylli” i skuadrës përfundon në spital

Skënderbeu dhe Tirana po përballen mes tyre në një miqësore në Resort Tropikal në Durrës dhe momentalisht bardheblutë kryesojnë me golin e shënuar nga sulmuesi i ri Ernest Muçi.

Por vëmendjen e ka marrë Dejvi Bregu, sulmuesi vlonjat i Skënderbeut. Gjatë pjesës së parë është përplasur me mbrojtësin Marvin Turtulli dhe për të riun ka pasur probleme me krahun.

Kështu ai është transportuar për në spital dhe pritet të bëhen kontrolle të mëtejshme mjekësore për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit. Korçarët shpresojnë që lojtari i tyre të mos ketë ndonjë dëmtim serioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *