Alarmi për Keita, Liverpuli dërgon avion privat në Afrikë

Liverpuli po has në një problem të madh, pasi disa prej lojtarëve po u kthehen të dëmtuar nga ndeshjet me kombëtaret e tyre. Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë dy prej lojtarëve që e kanë pësuar.

Por nuk ka mjaftuar me kaq “makthi”, pasi probleme ka pasur edhe për Nabi Keita, i cili është dëmtuar në ndeshjen që Guinea zhvilloi dje kundër Ruandës. Mesfushori 23-vjeçar përfundoi i shtrirë në tokë dhe e mbylli takimin para kohe për shkak të një problemi muskulor.

Duke parë situatën e dëmtimeve, Liverpuli ka vepruar menjëherë dhe ka dërguar në Ruandë një avion privat për ta dërguar Keita brenda natës në Angli. Aty ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për mësuar shkallën e dëmtimit.

Një gazetar lokal, Sega Diallo, ka bërë me dije se Keita mendon se nuk ka një dëmtim serioz. Te Liverpuli shpresojnë shumë që të jetë kështu dhe mesfushori, për të cilin janë paguar 53 milionë sterlina, të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Keita, duke dalë nga fusha i dëmtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *