Alarm te Barcelona, Mesit po i merret fryma nga ndeshjet!

1

Lionel Mesi duhet të gjejë një mënyrë për t’u shndërruar në robot, sepse javët e fundit po vuan jashtëzakonisht shumë nga mbingarkesa fizike. Nga kjo frikësohen mediet spanjolle, sepse trajneri Valverde nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë ndryshim. Lojtarët e tjerë të Barcelonës përfshihen në rotacion, vetëm Mesi jo. Rrjedhimisht, lind pyetja: kur do të pushojë “Pleshti”? Në sezonet e kaluara, me largimin e legjendës Çavi Hernandes dhe me “plakjen” e Andres Iniestës, Mesi është detyruar të kthehet më mbrapa dhe të luajë sa më shumë (në minutash), duke ndihmuar katalanasit me çdo mënyrë për të fituar tituj. Mendohej se sivjet kjo nuk do të ndodhte kështu, por ja që jo. Deri tani, 30-vjeçari nuk është hequr për asnjë sekondë nga fusha.

Kalendari – Për fatin e tij të keq, kalendari nuk e ndihmon aspak. Në mesjavë, Barcelona do të udhëtojë në Lisbonë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Sportingun. Më pas vjen ndeshja në shtëpi me Las Palmasin në La Liga, fill para pushimit ndërkombëtar, ku Mesi duhet të punojë edhe më shumë. Argjentina e tij do të presë Perunë dhe më pas do të udhëtojë në Ekuador për të tentuar kualifikimin në Botërorin e Rusisë. Mesi, si kapiten, e ka për detyrim të japë gjithçka, sidomos duke marrë parasysh faktin se atje është më i kritikuari kur diçka nuk shkon mirë. Mesi pastaj duhet të rikthehet në Spanjë për ndeshjen me Atletiko Madridin, ndjekur nga ato me Olympiakosin dhe me Malagën. Ndeshja e 25 tetorit në Kupën e Mbretit mund të jetë e vetmja mundësi, që sulmuesi të gjejë paksa qetësi dhe të rikarikohet. Gjithmonë, nëse Valverde ia lejon.

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. MESSIT nuk i merret fryma por e luan lojen me gjithe shpirete sepse eshte i lindur per kete prefesion te luash futboll d t th qe e ka pasion ky eshte lojtare i mrekullushem qe te bene per vhte me ata taktiken e tija te mrekullushem jame shume e apasionuar ndaje ketije futbolliste fantastik dhe asnjeri nuk eshte si ky dhe as nuk behen cao FR

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image