Alarm te Bajerni, por Ksabi Alonso duhet të luajë

0

Mesfushori veteran Ksabi Alonso mund të luajë në ndeshjen e nesërme Bajern-Arsenal në “Allianz Arena”, e vlefshme për fazën e tetësheve në Champions League. Ish-ylli i Real Madridit dje pësoi një dëmtim në gju pas një përpplasjeje me Havi Martinez dhe u detyrua të linte stërvitjen. Ai madje u largua drejt dhomave të zhveshjes me makinë golfi, pa qenë në gjendje të ulte këmbën në tokë.

Megjithatë, sot 35-vjeçari është parë në stërvitje dhe dëmtimi duket që nuk ka qenë serioz.

 Prania e spanjollit në fushë do të ishte shumë e rëndësishme për Karlo Ançelotin, sepse i duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm, Zherom Boatengun dhe Frenk Riberinë, të dëmtuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here