Alarm te Bajerni, e shpartallon edhe Liverpuli

Dakord, miqësoret e verës nuk vlejnë shumë, por nëse të mundin të gjithë, diçka nuk shkon. Aq më keq kur luan në Mynih, në një stadium të tejmbushur.

Pas disfatave ndaj Milanit e Interit, Bajerni u shpartallua sot 3-0 nga Liverpuli, në ndeshjen e parë të turneut Audi Cup.

Gjithçka e thjeshtë për Liverpulin, tërhequr nga një Sadio Mane fenomenal. Senegalezi shënoi që në fillim dhe pastaj krijoi golin e dytë nga Salah.

Në fund shënoi edhe Starixh, i cili doli i dëmtuar, si zakonisht, aq sa tashmë është kthyer në “lule mos më prek”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *