Alarm! Ka humbur Rijad Mahrez!

0

Para dy vitesh Lester Siti mahniste botën, duke fituar titullin kampion në Angli. Një ndër heronjtë e Lesterit ishte Rijad Mahrez, autor i një kampionati magjik, aq sa në fund të sezonit e kërkonte edhe Barcelona.

Gjithsesi, Lesteri shiti vetëm Kantenë dhe ra dakord me yjet e tjerë të ekipit që të mos largoheshin.

Megjithatë, tani Mahrez ka nisur luftën me Lesterin, që nuk e ka lejuar të largohet për te Mançester Siti, që ofroi deri në 80 milionë euro në janar.

Prej 31 janarit Mahrez nuk paraqitet fare në stërvitje dhe klubi nuk ka asnjë kontakt me të. Konflikt total, algjeriani në moshën 26-vjeçare mendonte se ishte gati për hapin e madh dhe ndoshta Lesteri gaboi që e mbajti me forcë, aq më shumë që oferta nga Guardiola ishte e jashtëzakonshme.

Të shtunën luhet pikërisht Mançester Siti-Lester, por Mahrez do qëndrojë në shtëpi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image