Alarm botëror, ISIS ka zbuluar fotoshopin dhe pas Mesit e ka radhën Deshamp

Para pak ditësh bëri xhiron e botës një poster i Lionel Mesit, ku shfaqej pas hekurave të burgut, me njërin sy që lotonte gjak, ndërsa në foton e postuar nga ISIS shkruhej: “Po luftoni një shtet që nuk e ka fjalën dështim në fjalor”.

Poezi e pastër, çunat e ISIS-it kanë mësuar të bëjnë shumë gjëra përveçse të terrorizojnë botën. Kanë mësuar edhe si të përdorin fotoshopin, sepse sot e ka pasur radhën trajneri i Francës Didjë Deshamp për t’u portretizuar si një i burgosur me një armë pas koke.

“Do të vazhdojmë t’ju terrorizojmë dhe t’ua shkatërrojmë jetën”, shkruhet në poster, aty ku Deshamp cilësohet “armik i Allahut”. Kushedi, do u ketë djegur Deshamp ndonjë skedinë! Ose Mesi me Argjentinën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *