Alaba “tremb” Bajernin, të ardhmen e sheh jashtë Gjermanisë

David Alaba është një ndër mbrojtësit më të mirë të majtë, me austriakun që prej vitesh është një pikë kyçe për Bajernin e Mynihut. Gjithsesi, 26-vjeçari mendon dhe për të ardhmen, që me sa duket e sheh larg Gjermanisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bild”, Alaba pranoi se është i lumtur dhe ndihet rehat te Bajerni, por i duhet të mendojë dhe për të ardhmen, duke iu referuar ndoshta dy apo tre viteve më vonë, ku mbase e karriera e tij do të vijojë në Spanjë ose Angli, ku austriaku përmendi Arsenalin.

“E imagjinoj diçka të re, por të them të drejtën ndihem rehat në Mynih. Jam i lumtur te Bajerni, por mendoj edhe për të ardhmen. Destinacioni? Nuk e di, ndoshta në Spanjë ose Angli. Kur kam qenë i vogël bëja tifo për Arsenalin”, përfundoi Alaba, duke bërë të ëmdërrojnë të gjithë tifozët e “topçinjve” të Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *