Alaba del thuajse në lot, Bajerni në ankth

Duhet të ishte festë bavareze, por mund të kthehet në një makth… David Alaba, mbrojtësi i talentuar i kampionëve të Gjermanisë, ka lënë fushën e lojës teksa skuadra po fitonte 5-0 ndaj Frankufurtit dhe ishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Një dëmtim pas një ndërhyrje të ashpër të kundërshtarit, që ka acaruar edhe drejtuesit, sidomos Salihamixhiç, që akuzoi Frankfurtin (“Kishte mbaruar gjithçka, pse duhet të ndërhyhej aq fort ndaj Alabës?!”).

Sakaq, mbrojtësi austriak ndodhet në spitalin e Frankfurtit dhe frika është mos bëhet fjalë për ligamentin dhe kroçiatin. Skaneri dhe vizitat e mëtejshme do ta konfirmojnë, por nëse gjithçka rezulton sipas skenarit, atëherë rrezikohet që të humbet lojtari për të paktën disa muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *