Al-Khelaifi vendos për Tuhel, Markinjos: Të hamë ku kemi dh****!

0

PSG përjetoi një mbrëmje plot ankth dhe dëshpërim. Kampionët e Francës u nxorrën jashtë Champions Ligës nga një Mançester Junajtid gjysmak si pasojë e mungesave të mëdha dhe heroic sa i përket dëshirës së madhe.

Anglezët fituan 3-1 në Francë, duke përmbysur humbjen 0-2 të ndeshjes së parë. Markus Rashford u tregua gjakftohtë në penalltinë e minutave shtesë dhe dërgoi “Djajtë e Kuq” të Solskjaerit në çerekfinale.

Mbrojtësi Markinjos nuk kërkon të fshihet dhe fton ekipin që të tregohen burra. Braziliani nuk përdori alibi në prononcimin pas humbjes së dhimbshme dhe sipas tij është momenti për të ulur kokën dhe për të heshtur.

Luajtëm një ndeshje të pafalshme. Ne duhet të analizojmë, mendojmë dhe të tregohemi burra. Është një moment shumë i vështirë. Duhet të jepnim gjithçka në fushën e blertë. Tani mori fund dhe nuk mund të themi që ‘ti duhet të bëjë këtë, ti tjetri duhet të bëjë atë’. Mendoj se është momenti më i mirë për të mos folur shumë. Siç themi në Brazil, është koha për të ngrënë aty ku kemi dhj…. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, komenton mbrojtësi 24-vjeçar.

Një koment për eliminimin ka bërë dhe Naser Al-Khelaifi. Presidenti i PSG konfirmon trajnerin Tuhel, por dëshiron të mësojë dhe dëshirën e tij. Kreu i klubit nuk kërkon të nxitohet, pasi të gjithë janë të ngarkuar emocionalisht. Të marrësh vendime në një situatë të tillë nuk është diçka pozitive, ndërsa vë theksin te goli i parë i pësuar nga Junajtid, pas vetëm dy minutash lojë.

Unë vazhdoj të kem besim te trajneri. Nuk duhet të veprojmë tani që humbëm një ndeshje. Më duhet të shoh vendimin e tij, nëse ai dëshiron të ndryshojë apo jo. Duhet të marrim vendime në momente të qeta dhe ky nuk është momenti. Duhet të përpiqemi që të qetësohemi. Duhet të kuptojmë dhe dëshirën e trajnerit. Është shumë e rëndësishme. Junajtid shënoi shumë shpejt dhe e ndjeja se lojtarët u mbushën plot dyshime. Megjithatë, janë shumë gjëra për t’u analizuar”, theksoi presidenti i PSG për “L’Equipe”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.